ShowBiz
28 July 2021
“Ngele duke kënduar me dialekt të Kosovës”, Elvana Gjata i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen e saj

Artistët shqiptarë  shpesh janë kritikuar pse këndojnë me dialekt të Kosovës në këngët e tyre. Shumë tekste muzikor tingëllojnë akoma dhe më bukur të kënduara në dialektin geg, por një pjesë e publikut ende nuk arrin ta pranojë këtë fakt. Një koment të tillë ka marrë së fundmi nga një ndjekës i saj edhe Elvana Gjata.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram disa foto të saj të shkëputura nga projekti i fundit muzikor “Papa”.

Se kur më sheh me crown. Like 1,2,3 ke ron ti”, shkruan Elvana përkrah imazheve.

Mes mijëra komenteve këngëtares i ka rënë në sy ai i njërit prej ndjekësve, që e kritikon përse këndon me dialekt të Kosovës. Nuk ndodh shpesh që Elvana të kthejë përgjigje, por mesa duket me këtë koment krejtësisht të pavend nuk ja ka përtuar një përgjigje ndjekësit.

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, i ka komentuar personi në fjalë.

Elvanës nuk i kanë shpëtuar këto fjalë dhe me përgjigjen e saj i ka mbyllur gojën ndjekësit dhe gjithë të tjerëve që mendojnë si ai.

“Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen  a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”, i është përgjigjur Elvana.



Të ndryshme
Më shumë
Flet studentja që u akuzua për keqtrajtim të kafshëve në Kopshtin Zoologjik në Shkup29 October 2021
Carovska: S’ka indikacione për ndryshim të modelit në mësimdhënie15 September 2021
Katër kandidatët për kryetarë komune në Haraçinë27 August 2021