Nga Rajoni
30 July 2021
Flet mërgimtari që postoi foton i rrethuar me para: Punoj në një firmë për ngarkim shkarkim të materialeve, kisha mbi 5 mijë euro në foto

Mërgimtari që dje postoi një foto ku shihej në shtrat me një grumbull parash, ka folur rreth këtij postimi të tij.

Ai ka thënë se atë foto e ka publikuar në Instagram, por nuk ka qenë përgjigje për Valon Sylën.

“Unë punoj për një firmë të ngarkim shkarkim të materialeve, për momentin jam në punë.

Unë e nxjerra në story dhe mediat e kanë marrë se unë nuk i jam përgjigjë askuj, ishte një story e hedhur për shoqërinë tim. Nuk i kam numëruar, kanë qenë 5 mijë e diçka.

Thjesht disa para ishin, si çdo mërgimtar që i kursen disa para. Isha në një hotel afër aeroportit dhe bëra një pushi aty. E bëra foton dhe e hodha story duke e ngacmuar shokun tim që erdhi në pushime.

Çdo mërgimtar ndihet keq nga deklaratat, por fotoja nuk ishte direkt për Valon Sylën”, u shpreh ai në ATV.



Të ndryshme
Më shumë
Kimete Berisha: Kosova ferr për shqiptarët, serbët e Kurtit po marrin rroga nga shteti pa punuar26 July 2021
Ziadin Sela: Në Koroshishtë çdo shtëpi është shtab për Dr. Arsim Dalipin15 October 2025
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia së shpejti të sigurta nga koronavirusi16 June 2021