ShowBiz
4 August 2021
“Ca kosovarë i ka lënë sërbi kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit

Festa e Birrës që organizohet në Korçë do të rikthehet edhe këtë vit nga data 18-22 gusht. Mes pjesëmarrësve bie në sy se do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregovic. Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.

Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarë të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Ky lajm ka marrë dhenë në mediat e Kosovës dhe në lidhje me të ka reaguar edhe Vesa Luma. Duke mos e besuar këtë lajm, ajo shkruan në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

Mirëpo më pas ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar. Personi në fjalë i shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët. Por ajo që e ka revoltuar më shumë artisten është se ndjekësi shprehet se serbët duhet të kishin vrarë më shumë shqiptarë të Kosovës.

Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe përkrah shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.



Të ndryshme
Më shumë
Naim Krasniqi feston ditëlindjen me nipa e mbesa 8 July 2021
Një trup si i Xhensilës! Këngëtarja ‘leksion’ vajzave nga palestra 12 September 2020
Mbërrin grupi i parë i qytetarëve nga Afganistani në Maqedoni31 August 2021