Nga Vendi
5 August 2021
Qeveria e Maqedonisë shpall gjendje krize për shkak të përhapjes së zjarreve

Qeveria e RMV-së informon se në seancën e sotme të mbajtur në mëngjes, ka sjellë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në afat prej 30 ditëve, për shkak të përhapjes së zjarreve.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e shtetit, është marrë për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimit të tyre.

Nga Qeveria thonë se për këtë vendim do të njoftohen edhe presidenti i shtetit dhe Kuvendi.

Gjithashtu theksojnë se presidentit të shtetit i është propozuar të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të armatës, në menaxhimin me gjendjen e krizës.

Poashtu, Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza është urdhëruar të fillojë menjëherë përgatitjet e planit aksionar për parandalimin dhe manaxhimin me zjarret.

Ndryshe, pas përhapjes së zjarreve, Sllovenia, Serbia dhe Bullgaria e kanë ndihmuar Maqedoninë për menaxhimin e situatës me zjarret në vend./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Do të q* r*bt”, turisti i huaj sulmohet fizikisht nga dy të rinj në Sarandë 1 July 2021
Ali Ahmeti priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë22 January 2026
Zaevi parashikon që BDl do të ketë 13 deputetë30 June 2020