Nga Vendi
19 October 2025
Ilirjan Fetahu: Sot është dita për të zgjedhur drejtimin që duam

Kandidati i AKI-së për komunën e Dibrës, Ilirjan Fetahu së bashku me bashkëshorten e tij, ushtroi sot të drejtën e votës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin demokratik.

Ai u shpreh:
"Sot është dita për të zgjedhur drejtimin që duam! Unë dhe bashkëshortja ime sapo kemi përmbushur detyrimin tonë demokratik, duke besuar se çdo votë ka peshë, dhe çdo qytetar ka përgjegjësinë të vendosë për një të ardhme të përbashkët. Ftoj çdo qytetar të dalë dhe të votojë për të ardhmen, për dinjitet, për krenari dhe për një shoqëri për të gjithë ku fjala e popullit ka vlerë."

 



Të ndryshme
Më shumë
Dënimi ndaj serbit që dhunoi një shqiptare gjatë luftës, reagon Albulena Haxhiu 5 July 2021
SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së16 September 2026
AlternAtivA: Parada e krenarisë në Shkup nuk përfaqëson krenarinë tonë26 June 2021