Nga Bota
5 August 2021
Rrufeja godet dasmorët, lë 17 të vdekur

Së paku 17 persona kanë vd.ekur e mbi 10 të tjerë janë lënduar të mërkurën, kur rrufeja go.diti ra mbi dasmorët në Bangladesh, të cilët ceremoninë po e zhvillonin në një barkë, thanë zyrtarët e këtij shteti.

Rrufeja e goditi barkën në kohën kur ajo arriti në bregun e lumit Padma në qytezën Shigbanj, përderisa dasmorët ishin nisur drejt shtëpisë së nuses, tha zyrtari policor, Farid Hossain.

“Ne kemi informata për 17 persona të vd.ekur dhe disa të tjerë të pranuar në spital”, tha zyrtari policor.

Zyrtari i zjarrfikësve, Meherul Islam, katërmbëdhjetë persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital. Në mesin e të lënduarve është edhe dhëndri, shkruan Reuters.

Rrufeja mbyt qindra njerëz çdo vit në Bangladesh, shteti i cili go.ditjet nga rrufeja i shpalli fatkeqësi natyrore më 2016, kur mbi 200 persona kishin vd.ekur vetëm në muajin maj të atij viti, përfshirë 82 për një ditë.

Shumica e vde.kjeve nga rrufeja në Bangladesh zakonisht ndodhin gjatë muajve të nxehtë, nga marsi deri në korrik.

Ekspertët thonë se rritja e rasteve fatale nga g.oditja e rrufesë është e lidhur me shpyllëzimin, i cili ka shkaktuar zhdukje të shumë drurëve të gjatë, të cilët do ta të.rhiqnin rrufenë.



Të ndryshme
Më shumë
Fëmiju i parë i 2021 në Tetovë është djal dhe nga f.Sellcë (FOTO) 3 January 2021
Arsovski: Gjithçka është gati për fillimin e regjistrimit 1 September 2021
Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale 2021 në Maqedoni15 October 2021