Nga Rajoni
5 August 2021
“Unë jam mirë kur është mirë Serbia” – parulla kundër Edi Ramës në Kosovë

Disa parulla kundër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, janë shfaqur të shkruara në muret e ndërtesave në Kosovë.

Parulla “Unë jam mirë kur është mirë Serbia – Edi Rama”, është një ironi për Kryeministrin shqiptar, me shprehjen e famshme të Isa Boletinit, “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Parullat anti-Rama në Kosovë shfaqen disa ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për nismën e quajtur “Ballkani i Hapur”.

Kjo nismë është kundërshtuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e bojkotoi takimin, e po ashtu është kundërshtuar edhe nga ekspertë e politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Këtë iniciativë si Kosova kategorikisht e refuzuan edhe Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina, edhe për këto vende Rama pati fjalë.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që tani është emëruar “Ballkani i Hapur”, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.



Të ndryshme
Më shumë
Haxhiu: Në fund të shtatorit do të vizitojmë në Hagë krerët e UÇK-së, është obligimi ynë institucional10 September 2021
Gjendet i vd ekur miliarderi i Bitcoinit, tregu i kriptomonedhave rrezikon të zhduket30 June 2021
Ulen flamujt e ambasadave të Maqedonisë së Veriut në gjysmë-shtizë për shkak të tragjedisë në Tetovë 9 September 2021