Nga Bota
9 August 2021
I quante vaksinat mashtrim, mesazhi para vdekjes i prezantuesit që vdiq nga Covid

Drejtuesi i një programi radiofonik e cila ishte kundër vaksinimit, ndërroi jetë pas infektimit me COVID-19. 65-vjeçari Dick Farrel vdiq të mërkurën, në Palm Beach në Florida, pas ndërlikimeve të shëndetit të lidhura me COVID-19.

Përpara se të infektohej, Farrel shkruante në Facebook se doktori i njohur në SHBA, Anthony Fauci ishte një “gënjeshtar i çmendur”, ndërsa pandeminë e cilësonte si mashtrim dhe tallej me vaksinat.

Një mikeshë e afërt i tij tha se kishte marrë një mesazh nga ai ndërsa ndodhej në spital, ku i lutej të bënte vaksinën. “Ai më shkroi dhe më tha ‘Bëj vaksinën! Ky virus nuk është shaka! Do të doja ta kisha bërë edhe unë!’

Tashmë varianti Delta ka prekur një pjesë të mirë të Floridës, duke përbërë rreth një të pestën e rasteve të reja.



Të ndryshme
Më shumë
Seanca e 6 tetorit dhe Ligji për Specialen, Haradinaj: Pa gjakderdhje askush s’do kishte dalë prej Kuvendit atë natë15 October 2026
Edi Rama: Shqipëria nuk do të bëhet "kor histerik" për çdo deklaratë nga Beogradi16 July 2026
Sindikata Policore e Maqedonisë dhuroi gjak në Dibër24 August 2020