Nga Vendi
9 August 2021
“Tre kombe bëjnë më shumë se një komb”, Zaev mesazh Kurtit rreth çështjes së “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev u ka çuar mesazh udhëheqësve të Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe të Malit të Zi, për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për gazetën “Politika” ka thënë se “Ballkani i Hapur” është shprehje e vullnetit të fortë politik të Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, derisa ka treguar mesazhin që ka ndaj udhëheqësve në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malit të Zi.

“Tre kombe bëjnë më shumë se një komb. Shikojeni nga kjo perspektivë – së bashku ne mund të bëjmë shumë më tepër, dhe kombet tona e dinë se si dhe duan që ne të bashkohemi për një të sotme më të mirë dhe një të nesërme më të mirë. Ky është mesazhi im për udhëheqësit e Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malit të Zi”, ka thënë Zaev.

“Sa më mirë t’i shohim këto perspektiva të përbashkëta, aq më mirë për popujt tanë,” tha Zaev.

Sipas tij, qëllimi është që njerëzit të ndiejnë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të ndihmës së shpejt, si dhe të presin që përfitimet të vërehen shumë shpejt në buxhetin e familjes së një milion familjeve, dhe në cilësinë e jetën e një milion qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Policia e Shqipërisë jep informacion për lëvizjen jashtë vendit11 July 2020
Adriana Matoshi: Tmerr çka po përjetojnë vajzat dhe gratë tona23 August 2021
Zbulohen dy laboratori për prodhimin e marihuanës në Shkup15 September 2021