ShowBiz
9 August 2021
E masakruan derisa ishte shtatzënë, shënohen 52 vite nga vrasja më brutale në Hollivud

Sharon Tate ka lindur në Dallas, Texas, në vitin 1943.

Bija e një ushtaraku, e detyruar të lëvizte shpesh në fëmijërinë e saj për shkak të punës së babait të saj e tregoi talentin e saj që në fëmijëri.

 Menjëherë pas vitit 1960, ndërsa familja e saj jetonte në Itali, Sharon fitoi konkurse të ndryshme bukurie dhe mori pjesë në prodhime filmash. 

Kalimi i babait të saj në Kaliforni do të finalizojë vendimin e saj për të vazhduar aktrimin.

Në vitin 1963 ajo u takua me regjisorin polak Roman Polanski dhe luajti në filmin e tij të vitit 1967.

 Të dy u dashuruan dhe në janar 1968 u martuan dhe u transferuan në Santa Monica.

 Martesa me Polanski e vendos atë edhe më shumë në qarqet e Hollivudit dhe e ndihmoi të bëhet edhe më e famshme. 

Image

Në gusht të vitit 1969,një vit pas martesës Sharon Tate ishte në muajin e fundit të shtatzënisë të fëmijës së saj të parë.

Në të njëjtën kohë, një i pastrehë dhe ish-i dënuar, Charles Manson, krijoi një grup në vitet 1960 në Kaliforni i njohur si Familja Manson.

Charles Manson, lideri i kultit famëkeq i çoi ndjekësit e tij në kryerjen e një serie vrasjesh dhe u shndërrua në simbol të anës së errët të antikulturës të viteve 1960 -të.

 Rrjedhimisht, ai besonte se vrasjet do të shpejtonin luftën “e afërt”. 

Image

Reputacioni i keq që ai fitoi mblodhi ndjekës,duke krijuar një mitologji rreth tij. 

Kështu, ai u bë një idhull i paranojës dhe dhunës. 

Banda e ti bazohej: çlirimin seksual, drogën dhe fenë.

Më 9 gusht, Sharon Tate ishte në një darkë me miqtë e saj Jay Sembring, Voitek Frikonsky dhe Abigail Folger dhe më pas do të kthehet në shtëpinë e saj në Santa Monica. 

Të nesërmen në mëngjes, pastruesja që shkoi e para në shtëpi, u përball me një skenë të tmerrshëm. 

Gjatë natës, katër anëtarë të sektit të Manson, Tex Watson, Pat Cranwinkle, Susan Atkins dhe Linda Kasambian, thyen derën e sigurisë dhe prenë linjat telefonike. 

 Pasi ata hynë brenda shtëpisë i bënë të gjithë të qëndrojnë para oxhakut.

 Në përpjekjen e tyre për të mbrojtur veten, Sembring u qëllua.

E tmerruar, Tate i lutet vrasësit për fëmijën e saj të palindur, ndërsa ai përgjigjet:

 “Nuk më intereson ju apo fëmija juaj”. 

Me gjakun e Sharon, vrasësit shkruan fjalën “derr” në derën e përparme. 

Vrasësit u arrestuan  katër muaj më vonë dhe Manson u shpall fajtor për vrasje dhe organizimin e vdekjes së Sharon Tate.

Vrasja e Tate frymëzoi Quentin Tarantino dhe realizoi filmin e tij ‘ Unce upon time in Hollywood’ me Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.

Image



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohen katër persona në Maqedoni për drogë që kushton mbi 70 mijë euro14 September 2021
Spasovski: Janë arrestuar 17 persona në lidhje me zjarret13 August 2021
KSHZ Maqedoni: Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë për kryetarë të komunave më 17 tetor13 September 2021