Nga Bota
18 August 2021
“Mos i njihni talibanët”, Gazetarja shpërthen në lot në konferencë dhe i lutet NATO-s

Jens Stoltenberg i cili është Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka organizuar një konferencë për mediat, ku bujë të madhe bëri kërkesa e një gazetareje me origjinë afgane e cila punonte për gazetën “Morning Newspaper” në Bruksel.

Gazetarja e quajtur Lailuma Sadid shprehet se është shumë e gabuar se si NATO po vepron në këtë situatë. Mes lotësh ajo i ka kërkuar që mos i njohin talibanët njësoj siç bëri ish-Presidenti Donald Trump.

“Sa politika të tjera të dështuara do të ndjekin para se të gjendet një zgjidhje? Ne e kemi parë situatën. Sepse si një grua nga Afganistani … është e qartë se situata është shumë e vështirë. Ka mijëra gra në Afganistan që nuk e dinë çfarë i pret, çfarë ndodh … Ju lutemi mos i njihni talibanët pa asnjë kusht, siç bëri Donald Trump kur nënshkroi marrëveshjen me talibanët. NATO dhe bashkësia ndërkombëtare kanë qenë të pranishme në Afganistan për 20 vjet, dhe tani ne po kthehemi 20 vjet mbrapa.

Unë do të doja të pyesja se si është e mundur kjo? Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ishin në krye të civilizimit, ata mundën fashizmin dhe nazizmin në Luftën e Dytë Botërore. Tani, pavarësisht forcës së tyre, ata nuk mund të luftojnë talibanët”, ështw shprehur gazetarja. 



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Nga prilli përgjysmohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë18 March 2022
Materialet e votimit do të kushtojnë 800.000 euro, KSHZ ka dhjetë milionë euro në dispozicion23 September 2025
“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty”, Xheraldina i shuan dyshimet ndjekëses me lezet 6 July 2021