Nga Vendi
20 August 2021
Maqedonia e Veriut e gjashta në Evropë për nga numri i rasteve të reja me Covid-19

Në shtatë ditët e kaluara, Maqedonia e Veriut është renditur e gjashta në Evropë për sa i përket numrit të rasteve të reja me Covid-19 për 100.000 banorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjeorgjia është në vendin e parë, Kosova në vendin e dytë, ndërsa Mali i Zi në vendin e tretë në Evropë. Nga rajoni, Serbia është e 23-ta dhe Kroacia e 41-ta nga gjithsej 52 vende evropiane.

Vaksinimi i plotë është një masë kryesore për të parandaluar përhapjen e COVID-19, përfshirë sëmundjet e shkaktuara nga varianti delta i coronavirusit, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) të shpallura si pjesë e rekomandime shtesë për parandalimin e viruseve.

Dje në Maqedoni janë kryer 6.256 teste, ndërsa janë regjistruar 1.158 raste të reja me COVID-19.

Shumica e të infektuarve janë nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 165.684 pacientë, ndërsa prej tyre 151.401 janë shëruar dhe 5.608 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.675./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Ka fushatë të organizuar bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, nuk do të pranojmë kushte të reja26 June 2026
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit tek Unaza, nisin përplasjet10 March 2022
Sfidat me fondet IPA në mjedis, institucionet kërkojnë zbatim më efikas dhe koordinim më të fortë 2 April 2026