Nga Vendi
23 August 2021
Maqedoni: Prej sot qytetarët mund t’i marrin letërnjoftimet e reja

Prej sot rreth 40 mijë qytetarë do të jenë në gjendje t’i marrin letërnjoftimet e reja, në të cilat do të shkruhet emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Shtypja dhe lëshimi i letërnjoftimeve është zhbllokuar pasi Qeveria e bëri këtë të mundur me akt nënligjor.

Për dy muaj, MPB-ja nuk mund të lëshonte letërnjoftime me emrin e ri të shtetit dhe në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse Ligji për letërnjoftimet ka ngecur në Kuvend, të cilin opozita po e bllokon me mbi 1.500 amendamente.

Për opozitën, rregullimi i kësaj çështjeje me akt nënligjor është shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve. Qeveria, nga ana tjetër, pretendon se lëshimi i letërnjoftimeve pa ndryshime ligjore është plotësisht i ligjshëm, dhe se MPB-ja si institucion kompetent dhe ministri i Punëve të Brendshme kanë të gjitha fuqitë ligjore për të miratuar një akt nënligjor që rregullon lëshimin e letërnjoftimeve për qytetarët, dhe në përputhje me Kushtetutën, amendamentet kushtetuese, Ligjin për letërnjoftimet dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Letërnjoftimet e vjetra që nuk kanë skaduar ende do të jenë të vlefshme deri më 12 shkurt të vitit 2024.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria reagon ndaj ndalimit të shtetasve në Serbi, kërkohet garantimi i të drejtave26 March 2026
OJQ-së “Civil” me kritika për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore 3 July 2020
SPM kërkon testim falas për COVID-19 te nëpunësit policor27 July 2020