Nga Vendi
27 August 2021
Filipçe: Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të fillojë online

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se është sjellë vendim që shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar, mësimin ta fillojnë online.

Ai tha se ky vendim është marrë me konsensus, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me konsensus është sjellë rekomandimi për shkollat e mesme në rajonin e Pollogut, Tetovë dhe Gostivar, që nga 1 shtatori mësimin ta fillojnë online edhe atë për dy javë, ndërsa më pas sipas zhvillimit të situatës me pandeminë do të merret vendim tjetër”, tha Filipçe.

Ai shtoi se njëra nga arsyet kryesore për këtë vendim është situata në spitale, të cilat janë të stërmbushura.

Ndryshe, dje Shtabi i Krizave në Tetovë kërkoi të shtyhet fillimi i vitit shkollor me prezencë fizike, për shkak të gjendjes momentale me pandeminë./Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohet një banor i Gostivarit, kërcënoi zyrtarin qeveritar10 July 2020
Pesë viktima dhe 78 raste të reja me Covid-19, shërohen 172 pacientë 6 July 2020
Përfundon pa gola pjesa e parë e duelit Andorrë – Shqipëri13 November 2025