Nga Vendi
29 August 2021
Zaev: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me BDI-në, por edhe më Lëvizjen Besa dhe PDSH-në

Kryeministri njëherit edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se diversiteti në lista është vërtetim për liri, ndërsa liria sjell më shumë demokraci.

“Bëhet fjalë për zgjedhje të rëndësishme për shkak se personalitetet janë dominant në perceptimin e qytetarëve të cilët duhet ta japin besimin për katër vitet e ardhshme. Nga këtu ështu e logjikshme që të paraqiten më shumë qytetarë edhe për lista këshilltarësh edhe për kryetar komune”, tha Zaev.

Sipas tij, partia që drejton ai ka bashkëpunim të shkëlqyer me BDI-më, Lëvizjen Besa dhe PDSH-në.

“Besoj në fitore të madhe për koalicionin tonë për shkak se është stabil dhe unik. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me BDI-në, ashtu si kemi edhe me Lëvizjen Besa dhe PDSH-në. Mbështetjen bashkërisht edhe do ta marrim edhe do ta japim dhe ne besojmë se këshu mund t’i shërbejmë qytetarët”, tha Zaev duke përmendur se ata janë edhe në pushtet qendror./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Fuqia e një shteti: ShBA-ja ngre aktakuzë ndaj prokurores së Kinës23 July 2021
Ia vendosi reciprocitetin, Daçiq: Nuk e di nëse Kurti është i çmendur apo po e bën këtë me përkrahjen e dikujt23 September 2021
Zaev për “Monstrën”: Unë kurrë nuk kam përmendur se dikush tjetër është fajtor, gjykata e ka fjalën e fundit24 January 2021