Nga Rajoni
5 August 2026
Sulmet kibernetike në Shqipëri, mbi 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Mbi 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturave të informacionit në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) tregojnë se në periudhën janar–qershor janë evidentuar gjithsej 14,628,595 tentativa, ose mesatarisht rreth 56.4 çdo minutë. Sipas AKSK-së, 54% e tentativave kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike të informacionit. Sulmet kanë prekur sektorë të ndryshëm, përfshirë sistemin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik dhe fusha të tjera me rëndësi për funksionimin e vendit. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se monitorimi i kërcënimeve vijon në mënyrë të pandërprerë, ndërsa po forcohen edhe masat mbrojtëse për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve të informacionit në Shqipëri.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Carovska: Viti shkollor përfundoi me sukses, për vitin e ri tre skenarë janë të mundshëm29 June 2021
Policia: Dyshohet se sulmi mbi autobus në Gllogjan u krye nga një person i vetëm26 November 2021
OBRM-PDUKM shkarkoi dy funksionarë15 November 2025