Nga Vendi
4 July 2020
Shqiptare? te? Maqedonise? se? Veriut, bashkohuni te? ne?nshkruani ngadhe?njimin

Zaevi dhe Mickoski u bënë bashkë, po ju?!

15- të korriku është prologu i Epopesë Shqiptare.

Shkruan: Azgan Haklaj

Kryeministri shqiptar garanci për barazi qytetare të plotë në të gjitha fushat në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për integrimin e saj në të gjitha strukturat e Bashkimit Europian. Të dashur vëllezër e motra të Maqedonisë së Veriut! Si kryetar i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti”, si përkrahës e pjesëmarrës fuqimisht në proceset kombëtare ju bëj thirrje shumë vëllazërore e tepër shqiptarisht për bashkim, pavarësisht ndasive të partive e komunave, jo për një ide politike, por rreth një ideali të brezave të tërë, për një vepre historike, që përmbush ëndrrën e kahmotshme.

Me dt 15-të korrik bëhuni pjesë e procesit, dilni e votoni kryeministrin e parë shqiptar z Naser Ziberi, në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të merrni atë që ju takon, të drejtë e legjitime, shpërblimin e kontributit e investimit mijëra vjeçarë. E ardhmja është në duart tuaja. Gjithsecili e gjithsecila prej jush, me votën e tij apo të saj për kryeministrin e parë shqiptar vendos një tufë me lule në varrezat e deshmorëve të Kombit, ku prehen eshtrat e atyre që bënë sakrificën sublime, derdhën gjakun, dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për liri e barazi.

Gjithsecili e gjithsecila prej jush me votën e tij, apo të saj bëhet misionarë apo misionare të përmbushjes se amanetit të deshmorëve, bëhet nënshkrues apo nëshkruese të ngadhënjimit historik, realizimit të kauzës së shtrenjtë e të shenjtë, për të cilën janë sakrifikuar mijëra jetë njerëzore në kalvarin e gjatë shekullorë.

Çdo votë e juaja është një gur’ në godinën e qeverisjes realpolitike që do të krijohet, si garante e paqes, bashkëjetesës, harmonisë ndërfetare, ndëretnike, barazisë së plotë qytetare në të gjitha fushat në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për integrimin e saj në të gjitha strukturat e Bashkimit Europian, ashtu siç u përmbyll me sukses antarësimi në NATO. Mesazhi i thuprave që na ka lanë si testament ideatori i nëntorit të parë të shqiptarëve, arkitekti i Shtetit të Përqëndruar Arbëror, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) sot është më kuptimplotë se kurrë. Askush nuk mund ti thyente thuprat e bashkuara. Nuk ka forcë, mbitokësore, as nëntoksore që t’i mundë shqiptarët e bashkuar. Bashkimi bën fuqinë e fuqia drejtësinë. Kah’ është forca është arsyeja.

S’ka termet, tajfun as tsunam politik që do të mund ta lëkundë bashkimin shqiptar e votën e tyre unike. Kryeministri i parë shqiptar është kushtrim fishtian. Vargjet lapidare të Homerit të ndjesive shqiptare Gjergj Fishta, sot janë më domethënëse se kurrë. L’sho kushtrimin n’toskë e n’gegë. Mblidhn’u tok si kokrrat n’shegë. Vëllezër e motra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Mblidhuni si kokrrat e shegës për realizimin e kauzës, finalizimin e ëndrrës. Voto juaj referendare për kryeministrin e parë shqiptar është epilogu i romanit të përgjakur shqiptar dhe prologu i epopesë shqiptare. Plebishiti popullor i 15-të korrikut për kryeministrin e parë shqiptar ndan epokat, çel historinë e re, vendos dinjitetin e shqiptarëve, barazinë qytetare, shqiptarët të barabartë mes të barabartëve.

Shqiptarët nuk do të trajtohen kurrë më qeraxhinj në trojet e tyre, sepse ata ishin dalzotësit e ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Maqedonisë së Veriut. Është koha për kryeministrin e parë shqiptar, i cili do të forcojë e konsolidojë, sovranitetin, integritetin, demokracinë, shtetin e së drejtës. Ai do të punojë me përkushtim për zhvillimin ekonomik e prosperitetin e vendit, duke hartuar një program ambicioz, realizimin e të cilit do ta shoqërojë me një paketë fiskale sipas një kibernetike të saktë, për të thithë investime, duke çliruar investuesit e huaj, sipërmarrësit e bizneset vendase nga barra e stërfishtë dhe tentakulat e oktapodit korruptiv me një investigim të rreptë në të gjithë hallkat shtetërore, me qëllim stimulimin e nxitjen e konkurencës së lirë, krijimin e shanseve të barabartata për të gjithë qytetarët, inkurajimin e kontributeve të tyre për rritjen e treguesve makroekonomikë e mikroekonomikë, rritjen e mirëqenies e begatisë, njëkohësisht realizimin e sherbimeve sociale me devotshmëri, si dhe përkujdesje të posaçme ndaj njerëzve në nevojë në Maqedoninë e Veriut.

Është koha për kryeministrin e parë shqiptar. Unë e besoj. Pse Jo? Është e drejtë, e ligjshme, e mundshme. Erdhi dita e triumfit. Ju priftë e mbara. Urime e suksese. E gëzofshi kryeministrin e parë shqiptar z Naser Ziberi.



Të ndryshme
Më shumë
Arijanit Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave 2 September 2020
Ja emrat e katër kandidaturave të BDl për katër komunat e rajonit të Tetovës24 June 2021
Zyrtarizoi lidhjen në ditën e lindjes, Arilena ndan foton e ëmbël me partnerin29 July 2020