Nga Rajoni
4 July 2020
Flamur Shasha që vdiq nga Covid-19 ishte sportist i dalluar

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë,  Arbër Grabovci, ka ngushëlluar me rastin e ndarjes nga jeta, si pasojë e infektimit nga Covid 19, të 38 vjeçarit Flamur Shasha.

Grabovci ka thënë se i ndjeri ka qenë sportist kulminant dhe karateist entuziast.

Grabovci, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, sportistët dhe miqtë.

Postimi plotë:

“Me pikëllim mësova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-Karateistit entuziast, sportistit kulminant, bashkëqyetarit tim, tashmë të ndjerit Flamur Shasha.

Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19!

Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar!

Pushofshë në parajsë, Flamur!”-shkruan Arbër Grabovci-Zv/Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.



Të ndryshme
Më shumë
Shkup–Bllacë, mbi 200 milionë euro investim, Mexhiti: Rruga nuk është më premtim, por projekt që po merr formë 5 July 2026
Për fëmijët në çerdhet e Maqedonisë nuk do të kërkohet që të mbajnë maska 4 September 2020
Maqedoni, mbi 11 mijë vaksina të aplikuara brenda 24 orëve27 August 2021