Nga Rajoni
4 July 2020
Kosovë, vdesin 6 pacientë me Covid-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.

Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe

V. SH. (1982)- Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Bazuar në të dhënat e fundit, numri i të vdekurve në Kosovë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, arrin në 64.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri të premten, në Kosovë janë regjistruar 3,178 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,824 janë shëruar.



Të ndryshme
Më shumë
Bankat afgane pa para pas ngrirjes së 10 miliardë $ nga SHBA, kaosi është afër17 September 2021
Shqipëri: 123 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete në 24 orë 2 August 2020
Ambasadori suedez: Kosovës i duhet një qeveri legjitime, të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses 3 October 2025