ShowBiz
1 September 2021
Nëna e kritikon Rita Orën: Je veshur shumë shkurt

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram” disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një palë të brendshme me material xhins, dhe një xhaketë të gjelbër në pjesën e sipërme.

Ajo ishte plotësisht ‘topless’ në pjesën e sipërme, duke bërë kështu të duket edhe më provokuese me pamjen e saj.

Mes shumë komenteve nga ndjekësit, ka qenë një koment i nënës së saj, cila zakonisht e ngacmon me komente të ndryshme qesharake të bijën.

“Ato kupaçke të vogla”, ka shkruar nëna e këngëtares në komentin e saj, referuar të brendshmëve me material xhins që bija e saj kishte veshur në këtë paraqitje.



Të ndryshme
Më shumë
Aktivisti i njohur i ashpër me studentët e pavaksinuar: Për mua është fat i madh nëse nuk diplomohen18 October 2021
Ndryshimi i të dhënave për Hashim Thaçin në Wikipedia, përhapen informacione të pavërteta23 September 2026
Alketa Vejsiu përgjigjet në “pyetjen e tmerrshme” që i bëri një ndjekës24 September 2021