Nga Vendi
5 May 2025
Sot pritet të takohen Mickoski dhe Taravari, do të diskutojnë për funksionin e ASH-së në Qeveri

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi dje se sot me shumë gjasa do të takohet me Arben Taravarin për të diskutuar funksionimin e tij të mëtejshëm në Qeveri dhe bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në në zgjedhjet lokale.

Për të, siç tha, është e papranueshme nëse Taravari bashkëpunon me BDI-në.

“Një takim i tillë do të zhvillohet javën tjetër, mendoj se është nesër. Duhet ta shoh orarin, por mendoj se është nesër. Në takim, dua qartë të dëgjoj një qëndrim nëse është e vërtetë që ekziston marrëveshje midis partisë së Taravarit dhe BDI-së që në të paktën pesë ose gjashtë komuna, për të mos spekuluar me emrat, ku ai do të nominojë kandidatë, BDI nuk do të ketë kandidatët e vet për kryetar komune, që së pari do të thotë vetëposhtërim si parti politike, dhe së dyti se do ta mbështesë atë në heshtje. Kjo është e papranueshme për mua si Kryeministër”, tha Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Trump: Evropa t’i kthejë SHBA-ve paratë e Ukrainës10 September 2026
Siljanovska-Davkova në Shkup, kritika ndaj BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe thirrje për reforma urgjente28 March 2026
Ndërruan jetë babë e bijë nga Shkupi, Selam Asani dhe Magribe Asani Berisha30 August 2021