Nga Vendi
1 September 2021
Salihu: Danela Arsovska injoron shqiptarët

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu fjalimin e mbrëmshëm të kandidates së “pavarur” për qytetin e Shkupit Danella Arsovska gjatë tubimit në komunën e Butelit ka anashkaluar shqiptarët.

Fjalimi i Arsovskës sipas Salihut ishte falënderim ndaj kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ky është postimi i plotë i Salihut:

“Fjalimi i kandidates së “pavarur” i mbajtur dje në komunën e Butelit (komunë kjo me një numër të dukshëm të qytetarëve shqiptar) leje që nuk përmbajti asnjë vizion ose ide për të ardhmen e Shkupit, por gjysma e fjalimit ishte falënderim ndaj kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoski dhe injorim total të partnerit tjetër shqiptar Ziadin Sela i Aleancës në këtë koalicion që automatikisht nënvlerëson edhe rolin e tatim paguesve shqiptarë në këtë komunë. A është ky Shkupi të cilin duam ta shohim në katër vitet e ardhshme?

E mira e gjithë kësaj është se deri në zgjedhje ka të paktën edhe një muaj e gjysmë dhe demaskimi i albanofobizmit të kandidates së VMRO-së por edhe kryesisë dhe strukturës së tanishme të kësaj partie do të jetë prezent çdo ditë e më tepër.”



Të ndryshme
Më shumë
Na pret vjeshtë e thatë me temperatura mesatare 3 September 2020
Shkup–Bllacë, mbi 200 milionë euro investim, Mexhiti: Rruga nuk është më premtim, por projekt që po merr formë 5 July 2026
Ronaldo dhe Juventus dhurojnë fanella të nënshkruara për mjekët që kanë shkuar nga Kuba në Torino për luftuar kundër pandemisë COVID-1920 July 2020