Nga Vendi
2 September 2021
Strategjia për liberalizim dhe zhvillim të tregjeve financiare dhe çështja e kriptovalutave

Përpilimi i Strategjisë për liberalizim dhe zhvillim të tregjeve financiare dhe çështja rreth rregullimit të shfrytëzimit të kriptovalutave, ishin temat kryesore për të cilat u diskutua në mbledhjen e sotme të Këshillit për zhvillim të tregut të kapitalit me të cilin kryeson ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Strategjia do të kontribuojë në orientimin e duhur të zhvillimit të mëtejshëm të tregjeve financiare dhe në liberalizimin e tyre, ndërsa për përpilimpin e Strategjisë kujdeset grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bursës së Maqedonisë dhe Depozituesit qendror të letrave me vlerë.
Qëllimi është rritja e rolit dhe rëndëisë së tregut të kapitalit, liberalizimi i tregjeve financiare, si dhe rritja e kontributit të tregjeve të letrave me vlerë në rritjen e BPV-së. Ndërsa, aktivitetet dhe masat janë fokusuar në amvisëritë, kompanitë, investitorët institucional, infrastrukturën dhe bankat.

Në mbledhjen e sotme u miratua koncepti për përgatitjen e Strategjisë për liberalizim dhe u dhanë drejtime grupit të punës për vazhdimin e aktiviteteve sa i përket finalizimit të Strategjisë, që pritet të finalizohet deri në fund të këtij viti. Në Strategjinë do të përkufizohen afatet, bartësit e aktiviteteve dhe dokumentet që i referohen masave të veçanta, si dhe plani aksional për zbatimin e saj.

Në mbledhjen u diskutua edhe mbi çështjen për nevojën e rregullimit të mjeteve virtuale, të njohura sikur kriptovaluta. Para anëtarëve të Këshillit u prezantuan aktivitete e deritanishme në lidhje me rregullimin ligjor të mjeteve virtuale, gjegjësisht kriptovalutave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet e ardhshme lidhur me rregullimin ligjor të kriptovalutave.

Disa shtete kanë miratuar zgjidhje ligjore për rregullimin e mjeteve virtuale, me qëllim që të tërheqin investitorë në drejtim të mjeteve virtuale dhe të jenë të hapur për teknologjinë inovative në bazë të së cilës janë krijuar këto mjete. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë me Propozim Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, hasen mjete virtuale vetëm në aspekt të aktiviteteve në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Kjo është mbledhja e dytë e Këshillit, që përshpejtoi aktivitetet dhe qëllimi i së cilës është të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve reale për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregut të kapitalit përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të ndërsjellë të përvojave dhe ideve

Këshilli për zhvillim të tregut të kapitalit e ndjek gjendjen e tregut të kapitalit dhe propozon masa për sigurimin e rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm. Atë e përbëjnë: ministri i Financave, Fatmir Besimi, që është edhe kryetari i Këshillit, ndërsa anëtarë janë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Komisionit të letrave me vlerë, Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agjencisë së supervizionit të sigurimit, Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital, Bursës së Maqedonisë SHA Shkup, Depozituesi qendror të letrave me vlerë SHA Shkup dhe përfaqësues i Odave ekonomike.



Të ndryshme
Më shumë
Kreu veprimtari ilegale në xhami, kallëzim penal për hoxhën16 June 2021
Gjiganti turk nis bisedimet me Baselin për Xhakën29 June 2020
Mexhiti: Po të isha në vendin e Zaevit, do t’i pranoja dorëheqjet15 September 2021