Nga Vendi
2 September 2021
Dega e BDI-së në Gostivar e habitur nga qëndrimet e Taravarit

Tendenca për të manipuluar opinionin publik nga ana e Arben Taravarit duket që ka ngelur arma e vetme e tij për të qëndruar në skenën politike. Si në çdo paraqitje tjetër publike, ashtu edhe në intervistën e tij në emisionin “Zoom” të portalit zoom.mk. e luajti  rolin e viktimës, manipuluesit, mashtruesit dhe dinakut njëkohësisht.

I ndodhur para një presioni të madh të humbjes së sigurt të zgjedhjeve të 17 Tetorit, Taravari me qëndrimet e tij jo konzistente tha një të vërtetë të madhe se nuk është Kryetar komune, por është vetëm një maskotë.  Taravari me qëndrimet e tij në këtë intervistë dëshmoi që Komuna drejtohet nga bandat  prej jashtë, kur dihet që skuadra e tij që pretendon ta paraqes në publik, nuk ekziton.

Kryetari aktual disa herë në pronocimet publike publik është thirru në “ekipin e tij”, por asnjëher këto njerez që janë pjesë e “ekipit të tij” në komunë nuk i ka prezntuar edhe publikisht, a mos vallë ai frigohet që ti tregoj opinionit publik se në kabinetin e tij figurat kryesore janë burri i motrës, djali i tezës dhe gruaja e shokut të tij të klasës deputetit të ASH, Halil Snopçe?

Nga naiviteti apo nga tendenca për të manipuluar, Taravari edhe njëherë dëshmoi që postine e kryetarit të komunës nuk e ka për qeifi, dhe se si në zgjedhjet e para katër viteve ashtu edhe tani, po i imponohet kandidatura nga partia dhe të ashtuquajturat sondazhe, se për ndryshe nuk do të pranonte. Një lojë sa e ulët aq edhe demagogjike.

Në emision, Taravari luajti edhe rolin e mashtruesit kur tha që krenohet me ndërtimin e Qendrës ditore të Autizmit. E vërteta është se kjo qendër po ndërtohet me mjete financiare të grumbulluara vullnetarisht nga qytetarët e Gostivarit, dhe se komuna nuk e ka të udhës të ndanë mjete. Taravari ishte dakord të paguan 5 mijë euro për të parë një ndeshje futbolli në sheshin e Gostivarit, por jo edhe për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë.

Kur flasim për fëmijët me autizëm, Taravari mund të përmendet vetëm për përjashtimin nga puna në arsim të mësimdhënëses e cila ka një fëmijë të prekur nga autizmi.

Në emision, Taravari sërisht tentoi të gënjen opinionin kur tha që ndërtoi rrjetin e senzorëve  për matjen e cilësisë së ajrit, kur dihet që ky investim u bë nga Ministria e Ekologjisë.

Një tendencë mashtrimi ishte deklarata e tij se vetëm dy premtime nga zgjedhjet e vitit 2017 i ngelën të pa realizuara. E pyesim ku është Pishina Olimpike? Ku është transporti publik me eko autobus? Ku është riaktivizimi i fabrikave të vjetra? Ku janë fabrikat e reja? Ku janë aktivitetet kulturore të paktën një herë në javë? Ku është Stacioni për filtrimin e ujit për pije? Ku është ndërtimi i godinës së re të Spitalit? Ku janë zonat industriale? A u mbyllën Bastoret dhe Kazionit, apo u shtuan edhe më shumë? A u rinovua tregu i qytetit? Ku janë parkingjet në kate? A u depolitizua administrata dhe Arsimi?

Thotë se punoi për Deponinë Rusioni. Paradoksi më i madh nga ana e tij. Qytetarët janë dëshmitarë që situata nuk ka ndryshuar, por, për fat të keq është përkeqësuar.

Nëse Taravari ka harruar apo dëshiron të gënjen, inçizimet nga premtimet e tij kanë ngelur dhe qytetarët çdo ditë mund t’i shikojnë. Nëse Taravari mendon që sërish mund të mashtron qytetarët, atëherë e ka shumë gabim. Nënçmimi i intelegjencës së qytetarëve do t’i kthehet si bumerang në zgjedhjet e 17 Tetorit.

BDI – Gostivar, konstaton që projektet që tenton t’i përvetëson janë realizuar nga pushteti qendror, dhe se Taravari  nuk përmbushi asnjë premtim si Kryetar komune, andaj, rikandidimi i tij është i destinuar për të përfunduar me një humje të thellë në zgjedhjet locale të këtij viti.

E pyesim Taravarin nese ai thotë se Gruevski ishte diktatori më i madh në historinë e Maqedonisë së Veriut, atëherë çfar e shtyri Taravarin qe me kaq lehtësi të hyje në koalicion me partinë e Gruevskit, lideri i së cilët ishte një nga organizatorët e dhunës së 27 Prillit në Parlament ku një nga personat e dhunuar ishte edhe lideri i Taravarit, Ziadin Sela.

https://zoom.mk/64544/?fbclid=IwAR2gcRDT-rjup0Tbv70ti6sk0dM9SI5Gs8pcohspvwasoYDs2PcHlx8P7O4



Të ndryshme
Më shumë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është nuse maqedonase 3 September 2021
Abazoviç i përgjigjet Beogradit për “Srebrenicën”21 June 2021
Pas shumë kohësh, Unikkatil rikthehet me një bashkëpunim 1 July 2021