ShowBiz
3 September 2021
Divorcoi bashkëshorten për asistenten, pas skandalit seksual zyrtari i lartë nis pushimet me të dashurën e re

Ish-sekretari i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock, ka nisur pushimet romantike me të dashurën, Gina Coladangelo, në Alpet Zvicerane.

Sipas medieve të huaja mësohet se çifti qëndruan në një banesë e cila kushtonte 78 paund nata, në vendpushimin e Villars-sur-Ollon.

Gina dha dorëheqjen si sekretare e shëndetësisë pasi u kap ‘mat’ gjatë pandemisë me Hancock dhe lidhja e tyre u ekspozua në shtyp.

Pamjet e CCTV të zbuluara në një gazetë i tregonin ata duke u puthur në zyrën e departamentit të Hancock në maj, një kohë kur Mbretëria e Bashkuar ishte në fazën e dytë të kufizimeve të Covid dhe kontakti fizik me njerëzit brenda ishte i kufizuar, shkruan The Independent. 

Pas kësaj ai dhe asistentja e tij u detyruan që të jepnin dorëheqjen dhe Hancock, i dha fund martesës 15-vjeçare me gruan e tij Martha Hancock për të filluar një lidhje të re me Gina-n.



Të ndryshme
Më shumë
Greqia e hapur për turistë, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut 1 July 2020
Video skandaloze: Nxënësit shqiptarë ia përmendin organin gjenital mësueses gjatë orës së mësimit16 September 2021
Tetovë, rritet dalja në zgjedhje në krahasim me rrethin e parë deri në ora 15:0031 October 2021