Nga Rajoni
10 March 2022
Fjalët e Ramës nuk qetësojnë askënd/ Bllokohet Unaza e Vogël në të dyja krahët

Qytetarët e mbledhur përballë kryeministrisë janë shpërndarë, ku fillimisht kanë bllokuar Unazën e Vogël në të dyja krahët.Mësohet se një pjesë e protestuesve do të shkojnë drejt Zogut të Zi ku do të bllokojnë dhe hyrjen kryesore për në kryeqytet.

Protestuesit me ç’duket nuk janë bindur nga fjala e kryeministrit Rama, i cili deklaroi se duke filluar nga nesër shteti do të ndërhyjë tek kompanitë e tregtimit të naftës në vend, për të caktuar një marzh shumë të vogël fitimi, në mënyrë që të shmangen abuzimet dhe të mbrohen konsumatorët.

Një pjesë e protestuesve kanë shkuar gjithashtu përballë ambienteve të drejtorisë së policisë, për të protestuar në lidhje me shoqërimet e protestuesve të bëra ditën e djeshme.



Të ndryshme
Më shumë
Aksion policorë, bastisje në disa lokacione në Shkup22 October 2025
Xhaferi si mandatar: Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë28 January 2024
Akoma nuk ka vendim se si do të zhvillohet viti i ri shkollor në Maqedoni 7 June 2021