Nga Vendi
6 September 2021
Grubi: Korrupsioni është virus më i rrezikshëm se Covidi

Zv/kryeministri Artan Grubi ka deklaruar se kërcënimi më i madh për ekonomitë është korrupsioni dhe jo koronavirusi. Sipas tij, baza për ripërtrirje ekonomike është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Duhet të fillojmë të denoncojmë korrupsion që sot. Nuk flasim për propagandë ose për akuza të pabaza partiake, por për situata të argumentuar faktike dhe raste. Të bëjmë koalicioni- qeveria, organizatat jo qeveritare, biznes shoqëritë, shkenca, të gjithë të bashkohemi dhe t’ia ndalim rrugën korrupsionit”, tha Grubi, transmeton SHENJA.

Ai theksoi se është e nevojshme edhe sundimi i së drejtës.

“Korupsioni është armiku jonë më i madh dhe kërcënim për rritjen e gjitha ekonomive, shoqërive, demokracive. Bëhet fjalë për virus më të tmerrshëm nga KOVID-i, kur bëhet fjalë për ripërtrirjen, rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë”, u shpreh më tej Grubi në panelin ndërkombëtar në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
Kontroll aksional në një objekt hotelierik në Tetovë, gjendet drogë - ndalohen dy persona23 October 2026
Hasani: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile 9 September 2021
Spanja kampione e Botës 2026, fiton titullin e dytë në histori20 July 2026