Nga Vendi
7 September 2021
Gostivari me gati 1.000 raste aktive me coronavirus

Gjatë ditëve të fundit në Gostivar dhe rrethinë janë regjistruar më shumë të shëruar se sa raste të reja me çka ra numri i rasteve aktive.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Gostivar ka 992 raste aktive, ndërsa para Gostivarit janë Shkupi me 6.202 raste aktive dhe Tetova me 1.786.

Vdekshmëria nga virusi COVID-19 mbetet alarmuese. Në pesë ditët e fundit në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 15 të vdekur, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i rrit në 330. Gjithsej 7.769 persona janë diagnostifikuar me coronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Nxënësit e shkollave të mesme mbesin online edhe për një javë, ndërsa për vazhdimin e kësaj mase do të vendosë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Rriten shifrat e infektimeve në SHBA për shkak të variantit Delta 4 August 2021
BE heton Shein për kukulla seksi që duken si fëmijë18 February 2026
“Drejtësia” për spitalin modular në Tetovë: Reagim publik nga kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu25 December 2025