Nga Rajoni
7 September 2021
Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Polonia do të dhurojë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar shtetin e Polonisë për këtë ndihmë.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer për Kosovën. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shtypi gjerman para aktgjykimit në Hagë: Kosova mund të përballet me trazira14 September 2026
1500 efektivë policie në terren për protestat, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë24 October 2026
Rutte në Shkup, përballet me protestë në Parlament nga “E Majta” 3 March 2026