Nga Vendi
6 July 2020
Tetova, qyteti i dytë me më shumë të infektuar nga koronavirusi

Komuna e Tetovës me rrethinë sot ka regjistruar 9 raste të reja me virus korona, nga të cilat 6 në Tetovë, 1 në Bogovinë dhe 2 në Zhelinë. Edhe pse dy ditët e fundit kjo komunë ka numër një shifrorë të të infektuarve, e njëjta vazhdon të renditet e dyta në listë, menjëherë pas Shkupit për nga numri i rasteve aktive, respektivisht 391. Qytetarët, shifrat e dy ditëve të fundit i shohin si sinjal pozitiv, mirëpo apelojnë që edhe ata më pak të disiplinuar të fillojnë të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën.

“Unë e shoh që i mbajnë maskat, por i mbajnë nën qafë. Unë kam pasur një fqinjë në Reçicë,

“Çfarë të ju them. Ata duhet ta dinë më se duhet të mbrojnë veten dhe të tjerët.- A mendoni se me kalimin e kohës njerëzit kanë filluar më shumë t’i mbajnë maska?- Po.

“Më mirë është t’i mbajmë. Por si respektojnë. Jo, më pak i mbajnë.

“Po duhet të vetëdijesohen.


“Nuk respektojnë, çdonjëri për vete. Unë jam i gjeneratës më të vjetër dhe jam më i disiplinuar.”

Banorët e Tetovës kanë frikë se radhët e gjata para postave dhe bankave mund të sjellin infektim masiv të tyre.

“ Ata janë për çdo kritikë. Vetëm se duhet të kenë parasysh, bankat, postat, lokalet e mëdha, të cilët nuk i mbajnë brenda, aty është vendi për kultivimin e COVID-it. Atje është shumë rrezik i madh. Në vend që një kartelë të ia dërgojnë me postë, ato rrinë presin nga 12 orë aty.

Në qytetin e Tetovës ka gjithsej katër vatra të virusit korona.



Të ndryshme
Më shumë
Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës16 June 2021
Alesia Bami mahnit edhe pa makiazh26 August 2020
Edhe të 145 të infektuar, 6 të vdekur dhe 171 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë18 July 2020