Nga Vendi
10 September 2021
Arsovska: Për mua nuk ka ndarje dhe kjo do të dëshmohet

Kandidatja e pavarur për në Bashkinë e Shkupit por e mbështetur nga OBRM-PDUKM-ja, Denalla Arsovska për TV24 tha se qytetarëve u ofron qytet të bukur, vend evropian dhe bashkëkohor dhe vend për jetesë ku secili do të na rriten fëmijët në një qytetet të bukur.

Ajo shtoi se Shkupit i mungon Luna parku, Salla Universale që duhet të jetë vendi i artit dhe kulturës.

“Këtu është edhe gjallëria e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, një vend që duhet të jetë qendra e vizitorëve nga e gjithë Maqedonia”, tha Arsovska.

Sipas saj, njerëzit dëshirojnë të sistem ku të gjithë janë të barabartë.

“Kërkojnë sistem ku do do ta dijnë se nuk janë ata të vetmit respektojnë ligjin, por ligjet do të vlejnë për të gjithë”, tha Arsovska.

Ajo theksoi se si njeri e ka dëshmuar se ka integritet dhe se atë që e premton e realizon.

“Do të shkoj gjithkund, do ta vizitoj çdo vend, të gjithë shkupjanët dhe asnjërin s’do ta ndaj. Për mua nuk ka ndarje, ndërsa kjo do të dëshmohet”, pohoi Arsovska./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bytyqi: Janë realizuar mbi 70% të projekteve komunale23 July 2021
Rama para Kurtit flet për Open Ballkanin: Është rruga e duhur27 September 2021
Talat Xhaferi nga Kërçova: Populli qëndron pas nesh në sfidat e rradhës 4 July 2020