Nga Rajoni
14 September 2021
Angela Merkel arrin në Tiranë, takon Ramën dhe Kurtin

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur në Aeroportin e Rinasit. Më pas në masa të rrepta sigurie dhe një eskortë dedikuar vizitës së kancelares është nisur drejt Pallatit të Brigadave.

Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave.

Merkel do të zhvillojë një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjes e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Policia ka bërë me dije një ditë më parë se do të jenë të bllokuara disa segmente rrugore, për motive sigurie nga ora 09:00-13:00.

Do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Programi i vizitës së kacelares Angela Merkel:
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park /Ora News/ Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi tregon arritjen më të madhe për Tetovën 8 October 2021
Benjamin Idrizi: Jam krenar që asnjëherë se kam përkrahur Mulla Sulën, ky është Bajrami më i Madh27 May 2020
Sela: Bëhet presion mbi familjarët e viktimave nga zjarri në Tetovë, që të mos zbardhet e vërteta13 September 2021