Nga Vendi
14 September 2021
Simovski: Regjistrimi po zhvillohet me intensitetin e dëshiruar, dje janë regjistruar mbi 93 mijë persona

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, sot në konferencë për shtyp tha se duke përfshirë ditën e djeshme deri në ora 20:00 janë regjistruar 512.457 persona, 158.519 amvisëri dhe 212.464 banesa.

Simovski theksoi se regjistrimi zhvillohet me intensitetin e dëshiruar, duke shtuar se jehona masive tregon për përkushtimin dhe përgjegjësinë e institucioneve për të mbledhur të dhëna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dje (e hënë) kemi regjistruar saktësisht 93.235 persona, 29.491 amvisëri dhe 40.155 banesa. Këto janë të dhëna fantastike, sidomos pasi bëhet fjalë për ditë pune, për dallim nga e diela kur qytetarët ndodhen nëpër shtëpi. Jemi të kënaqur për tempin e regjistrimit”, tha Simovski.

Ai theksoi se ka pasur probleme teknike që tashmë janë tejkaluar dhe tashmë tre ditë me radhë nuk ka asnjë problem në regjistrimin e popullsisë.

“Presim që në të ardhmen të mos ketë raste të tilla, por edhe nëse ndodhin kemi ekip të tërë pas nesh, të cilët vazhdimisht janë në detyrë”, tha Simovski.

Ndryshe, procesi i regjistrimit ka filluar më 5 shtator, ndërsa do të përfundojë më 30 shtator. Autoritetet kanë thënë se rezultatet e para do të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Blic: Pesëshja speciale e Joe Bidenit për të gjetur zgjidhje në Kosovë e Bosnjë20 October 2021
MSh: Fillon skriningu i nxënësve, nesër do të testohen gjimnazistët në Shkup19 October 2021
Vrasja e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa sot del sërish para gjykatës24 June 2021