Nga Vendi
14 September 2021
Arrestohen katër persona në Maqedoni për drogë që kushton mbi 70 mijë euro

Pas procedurës dy mujore hetimore, gjatë ditës së djeshme me urdhër të prokurorit, zyrtarët policorë të MPB-së zbatuan aksion policor.

Në aksion, siç njoftojnë nga PTHP, janë konfiskuar rreth 20 kilogramë marihuanë në vlerë prej rreth 70 mijë euro, tre automjete, një shumë të madhe të parave, telefona dhe kartela.

Deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa gjatë ditës së sotme është gjetur dhe arrestuar edhe personi i katërt i dyshuar.

Prokurori dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër personave të dyshuar për veprën penale për tregti me drogë.

“Duke velrësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, gjatë ditë së sotme prokuroi deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale të Shkupit do të propozojë caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Top veshje ikonike të Adelina Ismailit (FOTO) 4 August 2021
Valmir Aziri nderohet me çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Posterit në Tetovë12 December 2025
A do ta shpalos nesër Ali Ahmeti kandidatin për kryeministër?!23 June 2020