Nga Rajoni
15 September 2021
Kunata e shkel me veturë kunatën dhe arratiset

Një grua në Gjilan ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me veturë nga një grua tjetër, e cila ndodhet në arrati.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Policia bën të ditur se viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa e dyshuara nuk është kapur ende nga organet e drejtësisë.

“Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në spitalin rajonal Gjilan, pasi ë e njëjta është goditur me veturë nga e dyshuara femër kosovare e cila gjendet në arrati.”, thuhet në raport.

Ndërkohë mediet lokale në Gjilan raportojnë se dy gratë e përfshira në këtë ngjarje janë kunata mes vete. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
ESHS: Bruto prodhimi vendor pëson rënie prej 12.7 në tremujorin e dytë 7 September 2020
Inter 2-0 Napoli, nota e Elseid Hysajt dhe të tjerëve29 July 2020
Basha falënderon Kosovën për ndihmën në luftën me zjarret10 August 2021