Nga Vendi
7 July 2020
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për dasmat në Maqedoni: Problemi kryesor qëndron te vallja

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konsideron se është herët për organizimin e dasmave.

Në mbledhjen e sotme pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të restoranteve që organizojnë dasma, dhe edhe pse kanë pasur protokolle të gatshme, komisioni vlerëson se ka rrezik nga përhapja e coronavirusit

“Protokollet e tyre janë në rregull sa i përket mënyrës së uljes, hyrja në restorant, mënyrën e dezinfektimit, e gjithë kjo është në rregull. Por, dasma është dasmë, gjithmonë ka situata ku shumë lehtë mund të del situata jashtë kontrollit. Nuk mund të mbahet distanca sociale gjatë valles, për shembull. Numri i të infektuarve bie, dhe për këtë shkak do të presim me dhënien e rekomandimet për t’u mbajtur dasmat në Maqedoni”, shprehen nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për ‘Faktor’

Ndrysje, pronarët e restoranteve që organizojnë dasma, që nga java e kaluar kërkuan nga komisioni që t’i pranojë protokollet e tyre për punë. Ata shprehen se protokollet e tyre janë të sigurta në krahasim në dasmat që organizohen në oborre të pa u respektuar protokoll për mbrojtje.



Të ndryshme
Më shumë
Edita Tahiri kritikon Albin Kurtin: U tregua inferior, ishte si nxënës i klasës së parë16 June 2021
Dua Lipa bën daljen e parë publike me vjehrrën e saj22 September 2021
Dimitrov: Është e vështirë të vazhdosh t’i quash miq bullgarët, kur kontestojnë gjuhën maqedonase11 October 2021