Nga Vendi
9 April 2026
Rikthehet Shkolla e Mesme Policore, Kuvendi miraton ligjin me 61 vota

Kuvendi miratoi me 61 vota “për”, pa asnjë kundër apo abstenim, Ligjin për Shkollën e Mesme Policore, duke hapur rrugën për rikthimin e këtij institucioni arsimor pas më shumë se dy dekadash.

Sipas ligjit, shkolla do të nisë funksionimin më 13 maj 2026, në kuadër të Qendrës për Trajnim në Idrizovë, në përputhje me Ligjin e ri për Punët e Brendshme, përkatësisht në strukturën e Akademisë Policore.

Procesi mësimor do të zhvillohet sipas planeve dhe programeve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Arsimi do të zgjasë dy vite dhe do të përfshijë nxënësit që kanë përfunduar vitin e dytë të shkollës së mesme, duke u mundësuar atyre të vazhdojnë në këtë drejtim profesional.

Me hyrjen në fuqi të ligjit pritet të nisë edhe gjenerata e 25-të e nxënësve, ndërsa e fundit, e 24-ta, kishte përfunduar në vitin 2000.

Kushtet për regjistrim përfshijnë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, moshën deri në 18 vjeç në momentin e aplikimit, njohjen aktive të gjuhës maqedonase, si dhe plotësimin e kritereve shëndetësore, psikofizike dhe të sigurisë. Për çdo kandidat kërkohet edhe pëlqimi me shkrim i prindit ose kujdestarit ligjor.

Rikthimi i kësaj shkolle konsiderohet si një hap drejt përgatitjes më të hershme profesionale të kuadrove të rinj në fushën e sigurisë.



Të ndryshme
Më shumë
Begaj në Shkup me ceremoni shtetërore, vizitë në Çair dhe homazhe te monumenti i Skënderbeut26 February 2026
Trump: Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin pa dorëzim të pakushtëzuar 6 March 2026
Zbulohet destinacioni ku po pushon Adelina Ismaili me familje25 August 2021