Nga Vendi
17 September 2021
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni kanë humbur jetën 6.367 pacientë me coronavirus

Mbetet e rrezikshme gjendja me coronavirusin në Maqedoni. Numri i rasteve të reja është treshifror për një periudhë të gjatë, ndërsa momentalisht ka 12.984 raste aktiv, kurse Shkupi është më i prekuri me 5.764 raste aktive.

Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 557 raste të reja me coronavirus nga 3.885 testime, ndërsa u shëruan 572 pacientë, dhe 28 humbën jetën. Prej rasteve të reja më së shumti ka në Shkup 268, ndërsa më pas vjen Kumanova 39 dhe Velesi 29.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 185.450 persona, ndërsa prej tyre 166.099 janë shëruar dhe 6.367 kanë humbur jetën.

Krahas Shkupit që ka numër katërshifror të rasteve aktive në Shkup, në Tetovë ka ende 1.069 të infektuar. Kumanova ka 901 raste, ndërsa më pas vjen Struga me 650, Ohri 625, Gostivari 589 dhe Kërçova 489.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Gjithsej 8.791 persona kanë kontrolluar në ndodhen në Listën Zgjedhore të Maqedonisë30 August 2021
SPB Tetovë: Arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike 8 July 2021
Rezultatet në Komunën e Çairit me 6,63% vota të numëruara31 October 2021