Nga Vendi
20 September 2021
Gostivar, raportohet për dy raste të kafshimit nga qentë e pastrehë

Policia e Gostivarit ka raportuar pë dy raste të kafshimit nga qentë e pastrehë gjatë ditës së diel. Që të dy rastet ndodhen në intervalin kohor prej 10 minutave.

Kështu, mbrëmë në orën 23:40, personi S.K. (19) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më herët në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar kishte qenë i kafshuar nga një qen endacak.

Sakaq, po të njejtën natë dhjetë minuta pas mesnate, personi M.M. (20) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 23.00 në rrugën “Beliçica” në Gostivar ka qenë i kafshuar nga një qen i pastrehë. Observeri



Të ndryshme
Më shumë
VLEN: Kriza e besimit në drejtësi solli ndërprerjen e funksionit të kryeprokurorit17 December 2025
Në Shkup 206 gjoba për shkelësit e rregullave në komunikacion 8 July 2021
Erdogan: Jemi të gatshëm të takohemi me qeverinë e formuar nga talibanët20 August 2021