Nga Vendi
22 September 2021
Maqedoni: Miratohen ndryshimet ligjore për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, bëri të ditur se në seancën qeveritare kanë miratuar ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale.

“Në vitin 2024, të gjitha komunave në vend do t’u ndahen 6% e tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)”, deklaroi Zaev.

Siç shtoi, Zaev ky ligj do të mundësojë përmirësimin e kapacitetit fiskal dhe rritjen e të ardhurave të komunave.

“Në këtë seancë miratohet Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale i cili do të mundësoj përmirësimin e kapacitetit fiskal dhe rritjen e të ardhurave të komunave përmes rritjes graduale të shkallës të vlerës së shtuar dhe tatimit të të ardhurave personale, rritjen e transparencës financiare dhe disiplinës financiare”, tha Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Zv/Kryeministri Grubi takoi ambasadoren e Malit të Zi Petroviq14 September 2020
Sela ka ofruar dorëheqjen në Kuvendin e ASH-së, por është hedhur poshtë12 September 2020
Memeti: Shqiptarët e Preshevës, shembull edhe për ne22 June 2020