Nga Vendi
22 June 2020
Memeti: Shqiptarët e Preshevës, shembull edhe për ne

Telegram urimi

Të nderuar vëllezër e motra të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit, më lejoni që sot në këtë ditë të bukur t'ju uroj për maturinë e shprehur në këto zgjedhje parlamentare të mbajtura në Serbi. Lista juaj e unifikuar bëri historinë dhe nxorri katër deputetë shqiptar, një zë i mjaftueshëm në parlamentin serb për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve të cilët jetojnë në Luginë e gjetiu. Të nderuar vllezër e motra, Ju përveç se jeni shembull i rezistencës, sot jeni edhe shembull për Ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, se të unifikuar mundemi dhe ne të bëjmë më të mirën për popullin tonë, të zgjedhim kryeministrin e parë shqiptar. Ju paçim përjetë kokë më kokë për ardhmërinë e kombit!

Kryetari i Këshillit Komunal - Tetovë Bekim Memeti

Tetove, 22 qershor 2020 /Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
MPB Maqedoni shpërbën një grup kriminel, arrestohen disa persona 4 October 2021
Maqedoni: Për dy vjet qytetarëve u janë kthyer 36.3 milionë euro nëpërmjet aplikacionit “TVSH-ja ime” 1 July 2021
Shilegov: Askush nuk do të përjashtohet nga procesi i decentralizimit16 September 2021