Nga Vendi
24 September 2021
Pagat më të ulëta në rajon i marrin shqiptarët

Paga që merr në fund të muajit në Shqipëri, është më e ulëta në të gjithë rajonin. Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një pjesë të administratës, por të ardhurat nga puna na rendisin të fundit, krahas Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës e Kosovës.

Bankierët dhe punonjësit e teknologjisë së informacionit paguhen më shumë se 990 euro (120 mijë lekë) dhe 730 euro (88.000 lekë), ndërsa pagat më të ulëta ndahen në ndërtim (347 euro) dhe bujqësi e peshkim (298 euro).

Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro). Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane.



Të ndryshme
Më shumë
Bujar Osmani: BDI do të propozojë lista të hapura për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 3 June 2025
Filipçe: Mund të ketë kufizime por vetëm nëse përmbushen kapacitetet spitalore19 July 2020
Ministritë Që Do Ti Drejtojë LSDM Dhe Partitë E Koalicionit “Mundemi19 August 2020