Nga Vendi
19 December 2025
Kuvendi i parë i Lëvizjes Arbëria, fokus në integrimin europian dhe reformat shtetërore

Lëvizja Arbëria mbajti në Gostivar Kuvendin e saj të parë, duke e cilësuar këtë takim si një moment të rëndësishëm për konsolidimin organizativ dhe qartësimin e vizionit politik. Në këtë kuvend u diskutua situata aktuale politike dhe u theksua nevoja për zhbllokimin e procesit të integrimit europian, si prioritet strategjik për shqiptarët dhe për shtetin në tërësi.

Vëmendje e veçantë iu kushtua reformave në drejtësi, garantimit të barazisë para ligjit dhe forcimit të sigurisë në institucionet arsimore, si dhe luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Kuvendi ngriti gjithashtu çështjen e zhvillimit ekonomik të zonave me shumicë shqiptare, duke vënë theksin te infrastruktura, investimet dhe përfshirja e diasporës.

Në përfundim, u shpreh mbështetje për projektet infrastrukturore strategjike që lidhin trevat shqiptare dhe u hap diskutimi për të ardhmen organizative të Lëvizjes Arbëria, përfshirë mundësinë e shndërrimit të saj në subjekt politik dhe forcimin e përfaqësimit politik shqiptar./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
BDI kritikon procesin përzgjedhës për Guvernatorin e Bankës Popullore: Shqiptarët as që përmenden për këtë post të lartë15 May 2025
VLEN me akuza ndaj BDI-së për dështime dhe manipulim politik22 April 2026
Trump shpall armëpushim dyjavor me Iranin, kushtëzon marrëveshjen me hapjen e Ngushticës së Hormuzit 8 April 2026