Nga Rajoni
27 September 2021
Edi Rama sot në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti – agjenda e plotë e takimeve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta presë sot me ceremoni shtetërore në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të tij.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit e cila ka zbardhur edhe agjendën e takimit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, thuhet në komunikatë.

Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.

Më poshtë ua sjellim agjendën e plotë të takimeve të kryeministrit Edi Rama që do të ketë në Kosovë:

Ora 8.30 Mbërritja e Kryeministrit Rama në aeroportin “Adem Jashari”

Në aeroport e mirëpresin Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ora 8.50 – 9.00 Pritje ceremoniale nga Kryeministri Kurti në oborrin e Qeverisë

Ora 9.10-10.40 Takim mes dy Kryeministrave dhe anëtarëve të Kabineteve
qeveritare. Në përfundim të takimit, Konferencë e Përbashkët për Shtyp

Ora 10.45 – 11.15 Takim me kryetarin e PDK –së, z. Memli Krasniqi
Vendi: Selia e PDK-së

Ora 11.20- 11.50 Takim me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku
Vendi: Selia e LDK-së

Ora 12:00 – 12:20 Takim me Kryetarin e AKR-së, z. Behgjet Pacolli
Vendi: Swiss Diamond Hotel

Ora 12:20 – 12:40 Takim me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate,
z. Fatmir Limaj Vendi: Swiss Diamond Hotel

Ora 12.45- 13.15 Takim me kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj
Vendi: Selia e AAK-së

Ora 13.30-15.30 Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve
Vendi: Amazona Resort, Milloshevë

Përpara drekës, ceremoni e shkurtër për dekorimin e prof.Rexhep Qoses

Ora 15.30 Nisja për në aeroportin “Adem Jashari”

Ora 16.00 Nisja për në Tiranë. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kasami cakton Albi Qamilin për zëvendëskryetar të komunës së Tetovës24 November 2025
Televizioni publik gjerman: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme! Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezikohet integrimi13 May 2025
Shqiptarët për herë të parë me drejtor në BSP, ja kush do të jetë drejtor14 September 2020