Nga Rajoni
27 September 2021
Kurti: Mbledhja e dy qeverive mbahet në muajin nëntor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë do të mbahet në muajin nëntor.

Në konferencën e përbashkët për medie, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kurti u zotua për ngritje të bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Dy qeveritë tona kanë mundësi dhe potencial për të realizuar projektet, për këtë duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë barazi dhe mirëqenie ndërmjet dy vendeve. Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik që kapitali dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve të deritanishme, biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët e cila do të mbahet në gjysmën e dytë të muajit nëntor. Po ashtu, edhe për emërimin e një sekretariati për mbikëqyrjen e këtyre marrëveshjeve”, tha Kurti. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mos vallë Young Zerka sapo konfirmoi që është në lidhje?10 January 2024
Nga 17 marsi nis linja ajrore direkte Ohër–Bratislavë10 March 2026
Carovska thotë se bojkoti nuk është në interes të nxënësve 6 September 2021