Nga Vendi
28 September 2021
Edhe dy ditë afat, janë regjistruar mbi 1.6 milionë qytetarë në Maqedoni

Deri ditën e djeshme (27 shtator) në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.619.857 persona, 503.491 ekonomi familjare dhe 711.695 banesa.

Enti Shtetëror për Statistika informon se mundësinë për vetregjistrim, e kanë shfrytëzuar 198.589 qytetarë që jetojnë jashtë vendit.

Sot është dita e 24 e regjistrimit, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe dy ditë.

Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre përkatëse, të cilat i ka hapur ESHS.

Regjistrimi i popullsisë, zyrtarisht nisi më 5 shtator, ndërsa do të përfundojë më 30 shtator./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kosova nis zbatimin e ligjit për të huajt, mbi 100 shtetas regjistrojnë adresat17 March 2026
“Fitoj 12 herë më shumë se burri”, flet 34-vjeçarja që e la punën si mësuese për t’u bërë modele20 August 2021
Në qershor janë regjistruar dy raste të reja me HIV dhe një me AIDS 9 July 2025