Nga Vendi
28 September 2021
Dje janë vaksinuar 7.207 qytetarë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa po zhvillohet edhe vaksinimi në terren.

Nga atje thonë se deri dje gjithsej 784.244 qytetarë janë vaksinuar në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren.

“Doza e parë e vaksinës u mor dje nga 1.820 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 7.207 qytetarë.

Gjithsej 1.505,469 doza vaksinash u aplikuan në vend, dhe 721.156 qytetarë u rivaksinuan. 69 qytetarë morën dje dozën e tretë të vaksinës.

Sipas shifrave të fundit, 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 32% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine”, njoftojnë nga MSH.

Qytetarët vaksinohen pa termin, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale për ish-krerët e UÇK-së19 January 2026
Shtetasit e RMV-së në Afganistan janë të sigurt, në vend do të arrijnë 450 afganë18 August 2021
Deri tani 782 qytetarë në Maqedoni e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid11 October 2021