Nga Vendi
15 July 2020
Sot votohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 1 814 263 qytetarë me të drejtë vote

Sot votohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parat zgjedhje që zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme për shkak të krizës disa mujore tashmë me koronavirusin. Votimit të sotëm i kanë paraprirë dy ditë votime. Të hënën votuan të gjithë të izoluarit dhe të infektuarit me Covid, ndërsa ditën e dytë, të burgosurit. Po ashtu, për herë të parë, këto zgjedhje mbahen në një ditë pune për shkak të mënyrës se si rrodhën afatet pas ndërprerjes së procesit të zgjedhjeve të parashikuara për në 12 prill. Në zgjedhjet e sotme pritet të votojnë mbi 1.8 milion qytetarë, por karakteristika e sotme janë pikërisht protokollet mbi mënyrën e votimit nën masa shëndetësore të kujdesit të veçantë nga Covid-19. Këtë proces zgjedhor, televizioni Alsat do ta ndjekë hap pas hapi me edicione të shpeshta lajmesh në çdo dy orë, me lidhje të drejtpërdrejta nga thuajse të gjitha rajonet e Maqedonisë. Duke qenë se ky votim përmbyllet në orën 21:00 të mbrëmjes, pas kësaj kohe Televisioni Alsat do të nisë maratonën e analizës së procesit zgjedhor dhe bashkërisht me të ftuarit tanë do të presim dhe komentojmë rezultatet e kësaj dite.



Të ndryshme
Më shumë
Pas lëndimit në BBV, Einxhel dërgohet në spital nën përcjelljen e kamerave28 January 2022
Mediumi serb ironizon me protestën kundër Bregoviqit: U tund mali, polli miu 9 August 2021
Shkup, gjendet mjet eksploziv në një puset23 June 2020