ShowBiz
28 September 2021
“U plakshim bashkë”, Adelina Thaçi publikon fotografi nga martesa në përvjetorin e 10

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi, ka ndarë një moment të veçantë në rrjete sociale për të festuar.

Është fjala për përvjetorin e martesës, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, sot (e hënë) kremtojnë 10 vite së bashku.

Me këtë rast, artistja ka ndarë disa fotografi të rralla nga dasma e tyre e organizuar.

“U plakshim bashkë zemër. 2011”, ka qenë përshkrimi i postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.

Të njëjtit ndajnë bashkë dy vajza: Fionën dhe Melisën.

Adelina nga ana tjetër viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë e me prurje të reja.



Të ndryshme
Më shumë
Shtabi i Krizës ndërkomunal dha rekomandime për rajonin e Gostivarit24 August 2021
Flet e reja afgane: Njerëzit kanë frikë të dalin nga shtëpitë e tyre, talibanët kanë vendosur kufizime në aeroport19 August 2021
“Ama sot ti nuk je…”, a e ka me Borën apo Beatrixin Donaldi?18 March 2022