Nga Rajoni
29 September 2021
Takimi dy orësh Kurti-Rama, zbulohet se për çka folën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe atij të Shqipërisë, Edi Ramës që u zhvillua të hënën nuk u bisedua për “Ballkanin e Hapur”.

Ai ka thënë se në atë takim dy orësh u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Vizita e delegacionit të Qeverisë së Shqipërisë është shumë e shpejtë. Kjo është vizita e parë që është bërë në një shtet nga Rama prej momentit kur e ka marrë mandatin e tij. Kjo tregonte se dëshira e Tiranës për t’u takuar ishte një realitet i domosdoshëm, kjo ishte një vizitë e dakorduar që u bë menjëherë pas urimit dhe ftesës së Kurtit për Ramën i cili u përgjigj menjëherë.

“Kjo është një vizitë e cila i përmbush të gjitha parametrat për njerëzit e Kosovës dhe Shqipërisë që dëshironin një etapë të re të bashkëpunimit, pavarësisht një luhatje momentale. Në takimin e Prishtinës mes Ramës dhe Kurtit nuk është cekur fare tema e “Open Ballkans”, flas për takimin e parë që zgjati rreth dy orë në kryeministri”.

“Aty u diskutuar si të rrisim tempin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë ku fushat që çalojmë dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër. Ka qenë një bisedë gjithëpërfshirëse, rol të rëndësishëm kanë luajtur raportimet e ministrave respektiv. Është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet midis nesh të zhvillohen ne thelb, pavarësisht që mund të ketë ndonjë problem periferik që nuk biem dakord, por çështjet e tjera nuk na pengojnë që të zhvillojmë marrëdhënie intensive dhe vëllazërore”,ka thënë Minxhozi në Klan Kosova.



Të ndryshme
Më shumë
Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit 6 November 2026
Ndodh incidenti i papritur në “Air Albania” gjatë hedhjes së shortit në Shqipëri28 August 2020
Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 15:00, njoftoi se nga të dhënat e 2.431 vendvotimeve, respektivisht nga 69.86 për qind e vendvotimeve, deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 403.715 qytetarë, gjegjësisht 31,80 për17 October 2021